Nxënësit e shkollës "Sezai Surroi" në Bujanoc realizojnë një aksion kundër diskriminimit dhe paragjykimeve
Lokale

Nxënësit e shkollës "Sezai Surroi" në Bujanoc realizojnë një aksion kundër diskriminimit dhe paragjykimeve

30.Mar.2016 13:23
0
Një grup i nxënësve të shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc së bashku me profesorin e tyre të edukatës qytetare, Feston Hasanin, realizuan sot në qendër të qytetit një aksion për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët lidhur me diskriminimin, paragjykimet dhe stereotipat, raporton Titulli.com.

Nxënësit të ndarë në tre grupe kanë shpërndarë tek qytetarët një pyetësor me pyetje që i kanë përpiluar me ndihmën e profesorit Hasani.   

“Pyetjet në pyetësor janë bazuar në tre probleme shoqërore: diskriminimi, stereotipat dhe paragjykimet. Ne jetojmë në një komunë ku jetojnë tre komunitete: shqiptarë, serbë dhe romë, dhe për këtë arsye janë shumë prezentë këto probleme shoqërore”, theksoi profesori Feston Hasani për portalin informativ Titulli.com.

 Sipas fjalëve të tij, pyetësori do të realizohet herën e parë në gjuhën shqipe dhe pastaj dhe në gjuhën serbe.

 “Përmes këtij pyetësori synojmë që të vërejmë se sa shoqëria jonë vuajnë nga këto veti negative, dhe sa i luftojnë qytetarët ato”, shtoi Hasani.

 Të dhënat dhe përgjigjet nga pyetjet e pyetësorit do të publikohen në ditët në vazhdim, thanë organizatorët e këtij aksioni./Titulli.com/

I jepet lamtumira e fundit Ruzhdi Amidit (Foto)
Hapet fuqishëm fushata në Preshevë: Mustafa premton investitor nga Dubai, Mehmeti akuzon për lokalizëm!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration